Aktualitet

Vrau bashkëkombasin e tij në mes të Romës për pazare droge, dorëzohet në polici 19-vjeçari shqiptar

26 Korrik 2021, 14:15 Nga DOSJA
Vrau bashkëkombasin e tij në mes të Romës për pazare

ITALI- Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen me thikë të një shtetasi shqiptar në Romë të Italisë.

Sipas mediave italiane, i arrestuari është një 19-vjeçar po me kombësi shqiptare me dokumenta të rregullta dhe pa precedentë penal.

26-vjeçari i identifikuar si Atjon Lopci u sulmua para 3 ditësh në Piazza del Gazometro në Romë dhe vdiq disa orë më vonë në spital pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia, rezulton se midis dy shtetasve shqiptarë ka patur mosmarrëveshje për pazaret e drogës, e cila më pas rezultoi në një përplasje fizike mes bashkatdhetarëve, gjatë së cilës viktima u godit me një thikë në shpinë.

I riu, ndoshta duke u ndjerë nën presion është vetëdorëzuar ditën e djeshme pranë komisariatit të Genovës dhe ndodhet në paraburgim ku pritet të dalë para gjykatës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atjon lopci vritet shqiptari ne itali atjon lopci vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll