Aktualitet

I veshur me këmishë të bardhë, në krah e shoqëron avokati/ Petro Koçi futet në SPAK, çdo flasë para hetuesëve?

26 Korrik 2021, 09:07 Nga DOSJA
I veshur me këmishë të bardhë, në krah e shoqëron

TIRANË– Deputeti i zgjedhur në qarkun e Fierit, Petro Koçi është thirrur për të dëshmuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Socialisti pritet që të dëshmojë lidhur me pretendimet e tij se pushteti lokal është i lidhur me krimin e organizuar.


Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Koçi, i shoqëruar nga avokati i tij është futur rreth orës 11:00 në zyrat e SPAK, ku edhe do të tregojë gjithçka di për të vënë para drejtësisë të korruptuarit, që sipas tij kanë abuzuar me tenderat.

Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

LAJMI KRYESOR: Foli për MAFIA dhe SHTET! Petro Koçi dëshmon për 45 minuta në SPAK: Bota e krimit në Fier në marrëdhënie me LSI, ndikuan në zgjedhjet e fundit

(k.m/dosja/al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mafia ne fier petro koçi mafia ne fier petro koçi

Sondazh

Poll