“Delta” hyri edhe në Shqipëri, Tritan Kalo ka një mesazh shumë të rëndësishëm: Më dëgjoni! Nëse nuk vaksinoheni,
26 Korrik 2021, 08:51Nga DOSJA
TIRANË– Varianti “Delta” i koronavirusit ka mbërritur zyrtarisht edhe në Shqipëri, lajm ky i cili u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë. Mjeku i njohur Tritan Kalo u kërkon qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që sa më shumë qytetarë të jenë të imunizuar ndaj pandemisë.
“Nëse mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të vaksinohen kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku mos u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e proçesit të vaksinimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj,”-shkruan ai.
POSTIMI I PLOTË:
Kohë kovidiane…. 26.07.2021…..Nuku është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush…..vetndërgjegjësim dhe vetëm vetndërgjegësim….Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Ëuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemije ose “flame mbarëbotërore”…… Masat standarte të stërprovuara ndër dhjetra vite për uljen e vrullit dhe paksimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim social) nuku e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre KUR dhe aty KU është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen….. Nëse mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të vaksinohen kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku mos u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e proçesit të vaksinimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj…. Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë…..Në çdo kohë NE jemi për JU në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen tonë t’ju vimë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkëatdhetarë….. Together forever!!
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIBËR– Dalin pamjet e para nga banesa në Klos, ku u gjet i vrarë 47-vjeçari Ylber Lezi, i cili dyshohet se ëshët qëlluar me sëpatë në kokë nga e bij...
ELBASAN- esë të rinj janë arrestuar nga policia në Elbasan në tentativë për të vjedhur një shtëpi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Në kuadër të operacionit të kodua...
Java e fundit e korrikut pritet të mbyllet me temperatura ekstremisht të larta. Valët e të nxehtit afrikan do të dominojnë Italinë jugore dhe vendin tonë.Lajda ...
VLORË– Policia e Shtetit ka prangosur një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë. Forcat special...
BRITANI E MADHE- Trafiku i emigrantëve nga Shqipëria në Angli së fundmi po reklamohet në rrjete sociale. Dailymail me anë të një kërkimi ka zbuluar kriminelë sh...
DIBËR– Detaje të reja janë mësuar lidhur me familjen Lezi! Mbrëmjen e djeshme, Policia ka gjetur në banesë, kryefamiljarin pa shenja jete, me shenja dhune ...