Bota

Ende s’kanë parë viktimën! Familjarët e shoferit që humbi jetën në Kroaci hapin dyert e mortit, i afërmi: Nuk dimë gj

25 Korrik 2021, 19:18 Nga DOSJA
Ende s’kanë parë viktimën! Familjarët e shoferit

KOSOVË– Familja e Naser Sylmetajt në Gjakovë ka hapur dyert e mortit pas lajmit për aksidentin tragjik në Kroaci, ku vetë i afërmi i tyre humbi jetën bashkë me nëntë persona të tjerë. Mediat e Kosovës shkruajnë se i afërmi i Naser Sylmetajt thotë se ende nuk ka asnjë informacion zyrtar se kur do të shkojë trupi i të ndjerit në Kosovë.

“Agjensioni na ka konfirmuar se është në mesin e të vdekurve Naser Sylaj, por zyrtarisht nuk kemi ende asnjë informatë sesi ka ndodhur, edhe nga Ministria e Brendshme na kanë thënë se nuk kanë një informacion sesi ka ndodhur aksidenti,”- u shpreh i afërmi.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora naser sylmetaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci naser sylmetaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 19:00

KROACI– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e pla...