Bota

Humbi të atin në aksidentin tragjik në Kroaci, flet djali i shoferit: Udhëtonin 3-4 ditë rresht, herën e fundit që fola m

25 Korrik 2021, 17:54 Nga DOSJA
Humbi të atin në aksidentin tragjik në Kroaci, flet djali i

KOSOVË– Adhurim Sylmetaj, i biri i Naser Sylmetajt, shoferit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci ka treguar se i ati ka udhëtuar për 3-4 ditë me radhë, pa bërë asnjë pushim. Në një prononcim për REL, i riu u shpreh se babai i tij kishte rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani dhe se udhëtimet zgjasnin shumë.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë. Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri,”- tha i riu.

Naser Sylmetajt ishte një nga shoferët që vdiq në aksident. Ai ishte ndërruar me kolegun vetëm gjysmë ore para tragjedisë.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora adhurim sylmetaj naser sylmetaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci adhurim sylmetaj naser sylmetaj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 14:00

KROACI– Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të regjistruar paraditen e sotme në Kroaci, kanë rrëfyer se gjithçka ka ndodhur brenda një minute. Nga ...