Bota

25 Korrik 2021, 19:00 Nga DOSJA

KROACI– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e plagosur në aksidentin e tmerrshëm që la pas 10 viktima. Pasi vizituan të plagosurit, të dy dolën në një deklaratë për mediat.

Kurti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë,”-tha Kryeministri Kurti dhe falënderoi të gjithë në Kroaci që u kujdesën për viktimat.

Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë dhe popullit Kroat për të gjitha familjet e viktimave të aksidentit pranë Slavonski Brod, në të cilën humbën 10 jetë,”- tha Andrej Plenković.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti andrej plenkoviç. rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci albin kurti andrej plenkoviç. rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll