Bota

Me helikopter, Kurti mbërrin në Kroaci, do vizitojë personat e plagosur në aksidentin tragjik

25 Korrik 2021, 18:43 Nga DOSJA
Me helikopter, Kurti mbërrin në Kroaci, do vizitojë personat e

KROACI– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Kroaci, për të vizituar personat që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik me 10 viktima.

Me anë të një helikopteri dhe me me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefin e Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, Kurti ka mbërritur në vendin ku ndodhi tragjedia.

Kurti është pritur nga homologu i tij kroat Adreja Plenkoviç dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë atje.  Ai pritet të mbajë dhe një konferencë për media dhe pas tij do të flasë edhe kryeministri i Kroacisë.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll