Bota

Me detaje, policia kroate përshkruan momentin dhe shkakun e aksidentit: Shoferi nuk qëndroi në korsinë e tij, autobusi u fut

25 Korrik 2021, 18:21 Nga DOSJA
Me detaje, policia kroate përshkruan momentin dhe shkakun e aksidentit:

KROACI- Departamenti i Policisë i qarkut Brod-Posavina në Kroaci ka dhënë një deklaratë, ku ka shpjeguar rrëzimin e autobuzit, që la pas 10 viktima dhe mbi 45 persona të plagosur. Policia kroate tha se fillimisht raportin për aksidentin e mori në orën 06:19 të mëngjesit. Ata gjithashtu kanë përshkruar momentin e aksidentit, ku shoferi në vend që të vazhdonte të ecte në korsinë e tij e drejtoi autobuzin në një zonë me bar, ku dhe ai u përmbys.

Më tej thuhet se në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat bënë të mundur heqjen e trupave nga autobuzi që u aksidentua.

Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

LAJM KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 69 persona brenda, vdesin 10 prej tyre, plagosen 45 të tjerë! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! (PAMJET+REAGIMET)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll