Bota

Aksidenti tragjik në Kroaci, Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat: Shoferi ka qënë në gjumë

25 Korrik 2021, 18:35 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kroaci, Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat:

KROACI- Deputetja shqiptare e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Prlaskaj ka shkuar në spital për të vizituar pasagjerët e aksidentuar nga rrëzimi i autobusit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kroaci. KosovaPress shkruan se Lekaj-Prlaskaj ka thënë se ka shkuar gjithashtu në vendngjarje së bashku me ambasadorin e Kosovës në Kroaci Gëzim Kasapollin.

“Në orët e mëngjesit në afërsi të Slovanski Brodit ka ndodhur një aksident rrugor ku kanë humbur jetën 10 persona dhe 30 janë të lënduar. Sipas informatave të fundit nga ministri i Shëndetësisë që gjendet në vendngjarje është që të gjithë të lënduarit janë të stacionuar në spitalin e shtetit. Tani jam në rrugë të Slvanoski Brodit. Këtu është bashkangjitur edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Gëzim Kasapolli si dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë ku janë duke parë se çka ka ndodhur dhe cilat janë pasojat e këtij aksidenti”, tha ajo për KosovaPress.

Lekaj-Prlaskaj më tej tha se informaconet se çfarë ka ndodhur tani janë të pakta dhe se më vonë do të bëjë të ditur se çfarë ka ndodhur me saktësi.

“Tani për tani kam informacion që shoferi ka qenë në gjumë, por më vonë kur do të dalë në vendngjarje do të marrë të dhëna më të sakta nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë do të shoh si qëndron situata me të lënduarit”, tha Lekaj-Prlaskaj.

LAJM KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 69 persona brenda, vdesin 10 prej tyre, plagosen 45 të tjerë! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! (PAMJET+REAGIMET)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ermina lekaj-prlaskaj gëzim kasapolli rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci ermina lekaj-prlaskaj gëzim kasapolli rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll