Bota

Udhëtonte në autobusin që shkaktoi dhjetë të vdekur, zhduket pa gjurmë e reja shqiptare, familjarët alarmohen: S’e gjej

25 Korrik 2021, 17:37 Nga DOSJA
Udhëtonte në autobusin që shkaktoi dhjetë të vdekur,

KROACI– Anjeza Bellanica, një vajzë nga Kosova e cila ishte pjesë e udhëtarëve në autobusin që u aksidentua ditën e sotme në Kroaci, është zhdukur pa gjurmë. Djali i xhaxhait të Anjezës, Burim Bellanica, ka deklaruar për mediat në Kosovë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e të resë, e cila nuk po gjendet as në spital.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza,”- ka thënë ai në RTK.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel. Zëvendëskryeministri kroat Davor Bozinoviq ka thënë se në këtë numër: 00 385 35 201 111 qytetarët mund të kontaktojnë për të marrrë informacione.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 14:00

KROACI– Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të regjistruar paraditen e sotme në Kroaci, kanë rrëfyer se gjithçka ka ndodhur brenda një minute. Nga ...