Bota

Familjarë të aksidentuar në Kroaci? Lihet një numër telefoni për të komunikuar rreth situatës dhe gjendjes së tyre shë

25 Korrik 2021, 16:38 Nga DOSJA
Familjarë të aksidentuar në Kroaci? Lihet një numër

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka lënë një numër kontakti për të gjithë familjarët e personave që janë aksidentuar ditën e sotme në Kroaci. Në numrin +383 (0) 38 200 76 000, qytetarët dhe familjarët mund të marrin dhe të pyesin rreth situatës në Kroaci dhe të aksidentuarve. Në njoftimin e Ministrisë, gjithashtu bëhet me dije se janë të angazhuar me të gjithë aktorët e mundshëm për menazhimin e situatës, si dhe kanë shkruar se janë pranë familjarëve të të aksidentuarve dhe të vdekurve për t’i ndihmuar t’i kalojnë këto momente të vështira.  

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët e të vdekurve në këtë aksident, njëkohësisht iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Jemi pranë tyre për të kaluar këto momente të vështira.

Me këtë rast, ju njoftojmë që Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me gjithë aktorët tjerë janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e gjithë veprimeve për të lehtësuar gjithë të prekurit në këto momente të vështira.

Si Ministri, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Kroate të cilët shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar.

LAJM KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 69 persona brenda, vdesin 10 prej tyre, plagosen 45 të tjerë! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! (PAMJET+REAGIMET)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 14:00

KROACI– Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të regjistruar paraditen e sotme në Kroaci, kanë rrëfyer se gjithçka ka ndodhur brenda një minute. Nga ...