Aktualitet

Emigrantë të paligjshëm në “Jaguar”, arrestohet 19-vjeçari në Korçë, u kishte premtuar kalimin në BE

25 Korrik 2021, 14:13 Nga DOSJA
Emigrantë të paligjshëm në “Jaguar”, arrestohet

KORÇË– Një 19-vjeçar i identifikuar si Edvin Buçaj, banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm të emigrantëve.

Në njoftimin e policisë thuhet se Buçaj është parë duke drejtuar mjetin e llojit “Jaguar”, brenda të cilit kishte emigrant të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar se do t’i kalonte në BE, në këmbim të një shpërblimi monetar.

Buçajt i është bërë shenjë nga policia që të ndalojë, por ai ka rritur shpejtësinë e mjetit dhe ka tentuar të largohet, por pas ndjekjes është kapur në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Njoftimi i policisë: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”. U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Jaguar” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edvin bucaj edvin bucaj arrestohet edvin bucaj edvin bucaj

Sondazh

Poll