Bota

Aksidenti tragjik, Albin Kurti niset për të vizituar të plagosurit në Kroaci

25 Korrik 2021, 14:03 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik, Albin Kurti niset për të vizituar të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë për të vizituar të personat e mbetur të plagosur në aksidentin tragjik që la pas dhjetë viktima.

Në një njoftim për mediat, zyra e Kryeministrisë ka bërë me dije se Kurti është nisur bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefin e Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Shtabin Emergjent për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë.

Njoftimi nga zyra: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Së bashku me Kurtin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela. Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Shtabin Emergjent për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë.  Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjenë me dhimbjen e familjeve të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik. Të lënduarit i sigurojmë se do t’u qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë.

LAJM KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 69 persona brenda, vdesin 10 prej tyre, plagosen 45 të tjerë! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! (PAMJET+REAGIMET)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci albin kurti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 14:00

KROACI– Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të regjistruar paraditen e sotme në Kroaci, kanë rrëfyer se gjithçka ka ndodhur brenda një minute. Nga ...