Bota

Bilanci i Covid në Kosovë, asnjë vdekje dhe 24 raste të reja 

25 Korrik 2021, 13:12 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë, asnjë vdekje dhe 24 raste të

KOSOVËNë 24-orët e fundit në Kosovë ka patur vetëm 24 raste të reja dhe asnjë viktimë nga Covid-19.

Në total numri i rasteve aktive është 161. Për sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,149 doza kundër COVID-19.

Njoftimi i IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,102 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar për raste të vdekjes me SARS CoV-2.Ndërsa, gjatë kësaj periudhe është shëruar vetëm 1 pacient. Në total numri i rasteve aktive është 161. Për sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,149 doza kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357,920 doza të vaksinës. Deri më sot, 108,700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid kosove kosove bilanci i covid kosove kosove

Sondazh

Poll