Bota

Aksidenti tragjik në Kroaci, Kosova e shpall 26 korrikun ditë zie kombëtare

25 Korrik 2021, 14:26 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kroaci, Kosova e shpall 26 korrikun ditë zie

KOSOVË– Data 26 korrik është shpallur ditë zie kombëtare në Kosovë në nderim të dhjetë personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, ditën e sotme. Mediat e Kosovës shkruajnë se Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë vdekur tragjikisht në aksident në Kroaci.

Vetë Osmani, për shkak të kësaj ngjarje tragjike, e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar të plagosurit dhe të mbijetuarit e kësaj tragjedie.

Nga aksidenti i shkaktuar në paraditen e sotme mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Autobusi me targa Kosove ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, mirëpo përgjumja e drejtuesit bëri që mjeti të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste për më shumë se 100 metra. Shoferi është arrestuar.

LAJM KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 69 persona brenda, vdesin 10 prej tyre, plagosen 45 të tjerë! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! (PAMJET+REAGIMET)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 14:00

KROACI– Të mbijetuarit e aksidentit tragjik të regjistruar paraditen e sotme në Kroaci, kanë rrëfyer se gjithçka ka ndodhur brenda një minute. Nga ...