Bota

Zbardhet shkaku i aksidentit tragjik me 10 viktima në Kroaci: Shoferin e zuri gjumi në timon!

25 Korrik 2021, 11:51 Nga DOSJA
Zbardhet shkaku i aksidentit tragjik me 10 viktima në Kroaci: Shoferin e

KROACI– Zëvëndësprokurori kroat Slavko Pranjiç, ka njoftuarse ka përfunduar hetimi mbi shkaqet që çuan në aksidentin fatal që i mori jetën 10 personave dhe la të plagosur mbi 45 të tjerë.

Ai ka thënë se pasi inspektuan ngjarjen dhe morën në pyetje shoferin e mbijetuar, dolën në përfundim se atëe kishte zënë gjumi gjatë rrugës dhe si pasojë ndodhi edhe ngjarja tragjike. Shoferi e ka pranuar vetë një gjë të tillë, dhe pas kësaj deklarate ai është arrestuar nga policia kroate.

Pjesë nga deklarata:

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment.”

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 60 pasagjerë brenda, mbeten të vdekur 10 persona, plagosen 45 të tjerë (PAMJET)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci slavko pranjiç tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci slavko pranjiç tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll