Bota

Aksidenti me 10 viktma, flet ambasadori i Kosovës në Kroaci: Ishin shqiptarë që jetojnë në Gjermani, po ktheheshin nga pus

25 Korrik 2021, 10:43 Nga DOSJA
Aksidenti me 10 viktma, flet ambasadori i Kosovës në Kroaci: Ishin

KROACI-Gëzim Kasapolli, ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka folur pas aksidentit tragjik që la të vdekur njërin prej dy shoferëve të autobusit si dhe nëntë pasagjerë.

Ai ka thënë se ambasada po bën çdo gjë në bashkëpunim me autoritetet kroate dhe kosovare që të tejkalohet situata e vështirë. Kasapolli ka bërë të ditur se autobusi ishte duke shkuar nga Prishtina në Frankfurt me emigrantë nga Kosova që jetojnë në Gjermani.

“Për fat të keq jemi në vendin ku kemi pas një fatkeqësi. Unë do doja ta falënderoj qeverinë kroate dhe të gjithë që na kanë ndihmuar në këto momente të vështira. Dua tu shpreh ngushllime familjeve të viktimave dhe të kenë mirëkuptim për ne dhe se po bëjmë çdo gjë me institucionet këtu dhe në Kosovë. Ne do të jemi me ata në këtë kohë të vështirë. Ata ishin bashkombasit tanë që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin nga pushimet në Kosovë. Kompania që po bartte pasagjerët ishte nga Gjakova dhe po shkonte nga Prishtina në Frankfurt”, tha Kasapolli.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 60 pasagjerë brenda, mbeten të vdekur 10 persona, plagosen 45 të tjerë (PAMJET)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gëzim kasapolli rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci gëzim kasapolli rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll