Bota

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona në gjendje të rëndë, në mesin e tyre edhe një e mitur

25 Korrik 2021, 10:15 Nga DOSJA
Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona në gjendje të

KROACI-Ministri korat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka mbajtur një konferecë për shtyp nga spitali ku janë shtruar të lënduarit nga aksidenti tragjik i paradites së sotme në Kroaci.

Ai ka thënë se 69 presona, ndër to 67 pasagjerë dhe dy shoferë janë përfshirë në aksident. 15 persona janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, në mes të tyre një 15-vjeçare.

Pjesë nga deklarata:

“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë janë përfshinë në aksident15 persona janë në gjendje të rëndë ku në mesin e tyre edhe një vajzë e vogël. Kishte edhe 15 të mitur të tjerë në autobus gjatë aksidentit”, shtoi Berosh

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 60 pasagjerë brenda, mbeten të vdekur 10 persona, plagosen 45 të tjerë (PAMJET)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll