Bota

Ngjarja tragjike në Kroaci, DËSHMIA e policit: Autobusi ishte plot, ndër aksidentet më të rënda që kam parë me sy!

25 Korrik 2021, 08:38 Nga DOSJA
Ngjarja tragjike në Kroaci, DËSHMIA e policit: Autobusi ishte plot,

KROACI– Një polic kroat në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm me 10 të vdekur, ka konfirmuar se në autobus ndodheshin 60 persona. Ai ka treguar se autobusi ishte plot, po nuk dihet mosha e tyre. Ai u shpreh se ky është ndër aksidentet më të rënda që ka parë ndonjëherë. 

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 60 pasagjerë brenda, mbeten të vdekur 10 persona, plagosen 45 të tjerë (PAMJET)

(kle.m./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll