Bota

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova në Kroaci, kreu i policisë kroate e konfirmon: Kishte fëmijë brenda!

25 Korrik 2021, 09:48 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova në Kroaci, kreu i policisë

KROACI– Kreu i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti i sotëm, ku një autobus kosovar dol inga autostrada dhe humbën jetën 10 persona.

Nga vendi i ngjarjes, ai konfirmoi se në autobus kishte edhe fëmijë, mosha e të cilëve ende nuk dihet. Ai shtoi se mes 10 viktimave është edhe njëri nga shoferët.

Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus, mes tyre edhe fëmijë. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer u vranë. 44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, katër u operuan. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë, në pritje për t’u akomoduar në një strukturë të siguruar nga qarku,” tha Trut.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 60 pasagjerë brenda, mbeten të vdekur 10 persona, plagosen 45 të tjerë (PAMJET)

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora damir trut rrezohet autobusi kosovar ne kroaci damir trut rrezohet autobusi kosovar ne kroaci

Sondazh

Poll