Bota

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

25 Korrik 2021, 08:49 Nga DOSJA
Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima,

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’ duke shprehur pikëllim për tragjedinë dhe ka thënë se është pranë qytetarëve dhe familjeve të tyre në këtë situatë të rëndë.

Ai ka lajmëruar gjithashtu se Ministri i Punëve të Brendshme është nisur drejt Kroacisë.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.”

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 60 pasagjerë brenda, mbeten të vdekur 10 persona, plagosen 45 të tjerë (PAMJET)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci albin kurti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll