Politike

Erion Braçes i prishin gjumin e mëngjesit zhurmat e pallateve që ndërtohen, ia kthejnë punëtorët: Muzika është e lejuar

24 Korrik 2021, 09:48 Nga DOSJA
Erion Braçes i prishin gjumin e mëngjesit zhurmat e pallateve

TIRANË–  Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar ditën e sotme që në mëngjes një video, ku dëgjohen zhurmat e pallateve të cilat janë në ndërtim e sipër në kryeqytet. Duket se zhurma, e cila është shqetësuese si në çdo cep të kryeqytetit ku ndërtohet, i ka prishur zv.kryeministrit qetësinë.

Në videon e publikuar në ‘Facebook’, Braçe shkruan se punëtorët i kanë thënë atij për zhurmën se “Muzika është e lejuar deri në orën 23.00!”

Ora 7.28, e shtune! Miremengjes! Ashtu eshte, fiks sic e mendoni! I pyeta dhe me thane: Muzika eshte e lejuar deri  ne oren 23.00!”, shkruan Braçe krahas videos.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll