Politike

Berisha zbulon SHKAKUN: Lufta në PS-në e Fierit nisi për 200 mijë euro, Petro Koçi u përplas me Ervin Bushin, ndërhyri dh

23 Korrik 2021, 16:15 Nga DOSJA
Berisha zbulon SHKAKUN: Lufta në PS-në e Fierit nisi për 200

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ‘luftën’ që nisi deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi. Në një denoncim të publikuar nga Berisha në rrjetet socialiste, thuhet se ajo që po ndodh në të vërtetë brenda PS-së në Fier është një sherr i nisur për 200 mijë euro mes Koçit dhe ish-drejtorit të Kadastrës Ervin Bushi.

Sipas denoncuesit, në Fier ka shkuar dhe vetë Taulant Balla për të zgjidhur këtë konflikt, por ai ka mbajtur anën e Bushit dhe për pasoj, Koçi ka nisur edhe sulmet drejt Subashit.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

200000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin!  Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! Sb Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe subashin e sulmon ngaqe subashi nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek. Bushi i tha publikialsht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro.

Nga ana tjetër SPAK ka nisur verifikimet për deklaratat e forta të të zgjedhurit të PS-së në Fier. Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin dhe se tenderat publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Të hënën vetë Koçi pritet të pyetet nga hetuesit e SPAK.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike armando subashi ervin bushi mafia ne fier ptro koci sali berisha taulant balla armando subashi ervin bushi mafia ne fier ptro koci sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll