Politike

Denoncimi për tenderat, SPAK thërret Petro Koçin, pritet të dëshmojë të hënën

23 Korrik 2021, 14:44 Nga DOSJA
Denoncimi për tenderat, SPAK thërret Petro Koçin, pritet

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi do të dëshmojë ditën e hënë para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas denoncimit që bëri për tenderat në Bashkinë e Fierit. Marrja në pyetje e Koçit vjen vetëm një javë pasi plasi ‘bombën’ në rrjetet sociale, teksa shkruante se tenderat janë në duart e mafias.

Nga ana tjetër SPAK ka nisur verifikimet për deklaratat e forta të të zgjedhurit të PS-së në Fier. Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

Nga ana e Partisë Socialiste, këto deklarata i ka komentuar sekretari, Arben Pëllumbi, i cili tha se socialistët duhet të heqin dorë nga gjykimi popullor. Sinjali nga PS duket se bëri Petron të reflektojë, pasi dje me anë të një postimi në Facebook bëri hapa pas, duke ia atribuar fitoren e zgjedhjeve kryeministrit Edi Rama. 

Pas denoncimit edhe Partia Demokratike ka bërë thirrje për verifikime konkrete.  Deputeti i zgjedhur në Fier nga radhët e Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një postim në Facebook, shkruante se Partia Demokratike ndër vite ka bërë denoncime të tilla në lidhje me kapjen e institucioneve publike nga krimi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mafia ne fier petro koçi mafia ne fier petro koçi

Sondazh

Poll