Politike

Ferdinand Xhaferraj: Kërkojmë transparencë, Porti i Durrësit do të jetë lavatriçe për të larë paratë e pista të olig

23 Korrik 2021, 13:43 Nga DOSJA
Ferdinand Xhaferraj: Kërkojmë transparencë, Porti i Durrësit

DURRËS– Kreu i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj e ka cilësuar si një aferë për pastrimin e parave projektin për Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat nga qyteti bregdetar, Xhaferraj tha se mungesa e studimit për ndërtimin e Portit të Durrësit bën që kjo gjë të nënkuptojë se ky vend po përdoret si lavatriçe për pastrimin e parave të pista.

Xhaferraj shtoi më tej se disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale dhe se aktualisht ka kontrata koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve. Sipas Xhaferrajt prishja e këtyre kontratave do ta çojë Shqipërinë sërish në arbitrazh për të paguar, si pasojë e papërgjegjshmërisë së kryeministrit.

Kreu i PD-së së Durrësit tha se gjatë vijës së ndërtimit do të ketë vetëm vila përpara të cilave do të parkojnë jahtet duke e përdorur portin e Durrësit si një lavatriçe për të larë paratë e pista të oligarkëve.


Fjala e plotë e Ferdinand Xhaferrajt:

Dy pyetje per Edi Ramen, Maketi i Portit të Durrësit apo lavatricja e parave të ndotura të Rilindjes? Dy ditë më parë Kryeministri Rama hodhi për konsum maketin e Portit të ri të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim në 3D. Por nisur nga rëndësi që ka Porti i Durrësit për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, ne i kemi kërkuar dhe vashdojmë t’i kërkojmë qeverisë sqarime për disa cështje:    Së pari:  Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi cfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe cfarë kapacitetesh do të ketë? Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale.  Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontenierëve. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit. Ndoshta problemi më i vogël është vlera financiare. Problemi madhor ka të bëjë me faktin se Rama po na largon gjithmonë e më shumë nga rruga drejt BE-së.

 Së treti: Cfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite. Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit? Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. Por, deri më tani kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor. Pra, kemi parë maketin e Ramës dje, darkën me arabët tek restoranti i famshëm i Nusretit të ministrit Ahmetaj dhe plackitjen që po i bëhet pa kuadër ligjor kësaj godine, që njihet si godina me xhama, (që sikurse shihet edhe kanë rrethuar). Qytetarët kërkojnë përgjigje nga qeveria për këto problematika dhe njëkohsisht drejtësia e re duhet të veprojë. Po jua them këtu përpara këtij porti. Nuk do të kemi port të ri këtu. Do të ketë vetëm vila përpara të cilave do të parkojnë jahtet duke e përdorur portin e Durrësit si një lavatriçe për të larë paratë e pista të oligarkëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ferdinand xhaferraj porti i durresit ferdinand xhaferraj porti i durresit

Sondazh

Poll