“Të mos rrezikojmë daljen nga UNESCO”, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri thirrje qeverisë: Ndalni punimet në
23 Korrik 2021, 17:47Nga DOSJA
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë i ka drejtuar një thirrje autoriteteve që të ndalojnë punimet për ByPass-in Gjirokastër, pasi rrezikohet trashëgimia kulturore.
Përmes një reagimi të ndarë në rrjetet sociale, LVV shprehet se komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore ka miratuar një rezolutë ku i kërkon qeverisë së Shqipërisë ndërprerjen urgjente të punimeve në bajpasin e Gjirokastrës, si shkak i ndikimit negativ që ka ky projekt, ndërsa qeveria e ka injoruar, duke vijuar punimet. LVV shprehet se nuk duhet të rrezikojmë nxjerrjen e Gjirokastrës nga UNESCO.
Reagimi i LVV, Tiranë:
Të ndalet bajpasi në Gjirokastër, të shpëtohet trashëgimia jonë e përbashkët Ditën e djeshme, Komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore ka miratuar një rezolutë ku i kërkon qeverisë së Shqipërisë ndërprerjen urgjente të punimeve në bajpasin e Gjirokastrës, si shkak i ndikimit negativ që ka ky projekt duke dëmtuar monumentet e trashëgimisë kulturore. Rezoluta i kërkon Republikës së Shqipërisë që të ftojë e të mirëpresë një mision zyrtar monitorimi i cili do të vlerësojë jo vetëm ndikimin e bajpasit në vlerat e trashëgimisë, por edhe të të gjitha projekteve të tjera në qytetin e Gjirokastrës.
Organizata të tjera ndërkombëtare si dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, bashkë me ish kandidatin për deputet në Gjirokastër, arkitektin Kreshnik Merxhani, e kanë paralajmëruar publikisht qeverinë mbi dëmet e këtij projekti dhe rrezikun për nxjerrjen e Gjirokastrës prej UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë botërore. Megjithatë, qeveria, në kundërshtim me ruajtjen e vlerave kulturore e historike, rregullat e prokurimit publik dhe pa transparencë apo konsultim me banorët e zonës, ka vijuar me zbatimin e projektit të ndërtimit të bajpasit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri i bën thirrje qeverisë që të ndalë vrullin e mbrapshtë për të rrënuar trashëgiminë kulturore të vendit. Nuk mund të rrezikojmë nxjerrjen e Gjirokastrës nga UNESCO, prandaj ndërtimi i bajpasit duhet menjëherë të pezullohet për t’i dhënë kohën e nevojshme misionit ndërkombëtar të monitorimit që të kryejë vlerësimet e domosdoshme.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ‘luftën’ që nisi deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi me kryebashkiakun e Fierit,...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se qeveria shqiptare po jep me PPP edhe strehimin social duke e akuzuar se ...
DURRËS– Kreu i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj e ka cilësuar si një aferë për pastrimin e parave projektin për Port...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila e ka vizituar në Kryeministri. Rama ka shkrepur një f...
TIRANË– Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar ndryshim urgjent të hartës së re gjyqësore, ku KLGJ ka prezantuar që 34 gjykata që janë aktualisht të n...
ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka nisur që të shoqërohet nga truproja prej disa ditësh. Por ky nuk është ndryshimi i ve...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet një deklarate, ka njoftuar hapjen e dy vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të La...
TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka komentuar 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku edhe u shpreh së është koha për të justifikuar bes...