Politike

‘Pritet përkeqësim në vjeshtë’/ THIRRJA e Çelës: Harta e re gjyqësore të ndryshohet urgjent!

23 Korrik 2021, 11:02 Nga DOSJA
‘Pritet përkeqësim në vjeshtë’/ THIRRJA e

TIRANË– Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar ndryshim urgjent të hartës së re gjyqësore, ku KLGJ ka prezantuar që 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Gjatë mbledhjes që u zhvillua ditën e sotme me përfaqësues të institucioneve, ai u shpreh se situata në disa prokurori është e rënduar për shkak të vakancave e se do të bëhet akoma më keq në vjeshtë.


“Harta gjyqësore, ribërja e saj është emergjente, situata në disa prokurori të vendit është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës. Ndryshimi në ligjin e magjistraturës, kohëzgjatja mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë. Garantimi i prokurorëve duhet një rritje e dhënies së llogarisë së tyre, mungon matja e performancën profesionale, kërkon një prokurori që vepron si një e tërë, sot sistemi aktual përtej zgjedhjeve të guximshme ka nevojë për përmirësime që të çojë të rritja e eficensës. Duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, do rrisë eficensën, do ulë kostot, do rrisë cilësinë e hetimit, kontributin tonë“, tha Çela.

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur që mos të ndodhë, ne shohim rezultate, detyra juaj ti bëni shqiptarët të besojnë! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike klp 23 korrik 2021 olsian cela klp 23 korrik 2021 olsian cela

Sondazh

Poll