Politike

“Çfarë çike!”/ Rama takon Dua Lipën, i jep pikturat si dhuratë, se fsheh impresionin: Modeste, si të ishte askushi…

23 Korrik 2021, 12:33 Nga DOSJA
“Çfarë çike!”/ Rama takon Dua Lipën, i jep

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila e ka vizituar në Kryeministri. Rama ka shkrepur një foto me të, në fund të takimit, duke i dhënë si dhuratë edhe librin e tij me piktura.

DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike!,”-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë, Lipa ishte pjesë e klipit të Bashës për fushatën e kryedemokratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dua lipa ne tirane edi rama dua lipa ne tirane edi rama

Sondazh

Poll