Politike

Jo vetëm truproja! Gazment Bardhi merr makinën Bashës në përdorim, kryedemokrati kalon tek “Range”

23 Korrik 2021, 10:40 Nga DOSJA

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka nisur që të shoqërohet nga truproja prej disa ditësh. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka ndodhur në përditshmërinë e numrit dy të Partisë Demokratike. 

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha i ka lënë në përdorim makinën e tij tip “Mercedez Benz”. Mesa duket këto janë masa që demokratët kanë vendosur që të marrin pas ngjarjeve të Elbasanit gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit, ku Bardhi ishte i dërguar politik në qarkun e Elbasanit. 

Ndërkohë që Basha tanimë ka nisur që të qarkullojë me një tjetër mjet, një “Range Rover”, ku duket se edhe me të, i mbetet besnik ngjyrës së zezë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazment bardhi makina e re e gazment bardhit gazment bardhi makina e re e gazment bardhit

Sondazh

Poll