Aktualitet

Vaksinim i detyrueshëm për punonjësit arsimorë? Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar flet pas MESAZHIT: Media

23 Korrik 2021, 17:18 Nga DOSJA
Vaksinim i detyrueshëm për punonjësit arsimorë? Drejtoria e

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar e ka konsideruar një kekuptim nga ana e mediave mesazhin e publikuar pasditen e sotme ku kërkohej shumë qartë lista me emrat e të gjithë mësuesve që ende nuk ishin vaksinuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Drejtoria e Oërgjithsme e Arsimit Parauniversitar shkruan se mesazhi tregon se kemi të bëjmë me një kërkesë rutinë për informacion në zyrat dhe dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë. Në reagim shtohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar: Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim. Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë. Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Pasditen e sotme u publikua një mesazh i dërguar nga Zyra Vendore Arsimore ku thuhej se në muajin shtator të këtij viti, i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të ishte i vaksinuar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 15:52

TIRANË– Një vendim i Këshillit të Ministrave u jep Bashkive mundësinë të shpallë tendera për ndërtimin e pallateve, që një pjesë e banesave të përdoret për...