Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Një mesazh i publikuar pasditen e sotme la të nënkuptohej se vaksinimi anti-covid për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor është bërë me detyrim dhe duhet të ketë përfunduar deri në nisjen e sezonit të ri shkollor. Mësohet se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk janë paraqitur për tu vaksinuar, duke ndryshuar kështu strategjinë e vaksinimit në Shqipëri.
Në mesazhin e dërguar nga Zyra Vendore Arsimore thuhet se në muajin shtator të këtij viti, i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar. Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar nuk e mohoi këtë mesazh, por e konsideroi si një keqkuptim nga ana e mediave, ku kërkohej shumë qartë lista me emrat e të gjithë mësuesve që ende nuk ishin vaksinuar.
Në një postim në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shkruan se mesazhi tregon se kemi të bëjmë me një kërkesë rutinë për informacion në zyrat dhe dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë. Në reagim shtohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1 milion e 611 mijë e 790 doza vaksinash të llojeve të ndryshme dhe në total janë kryer më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime. 455 mijë e 131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, por asnjëherë nuk është thënë se kjo gjë do të jetë e detyrueshme.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një problem shumë serioz që po hasin prindërit e fëmijëve që këtë vit hyjnë në klasën e parë apo në gjimnaze.Por në këtë proces ka ndodhur nj...
TIRANË– Tenderi 2.8 miliardë lekë i uniformave të policisë ka bërë që hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ...
KURBIN– Një vatër zjarri ka nisur që prej orës 11:00 të kësaj të premteje në fshatin Katund i Ri në Kurbin, ku janë përfshirë fidanë me ullinj. Banorë të fshati...
TIRANË– Raportet shqetësuese për korrupsionin në drejtësi, vendimet arbitrare u bënë shkaku që të niste një proces rindërtimi i sistemit të drejtësis...
SARANDË– Një automjet i llojit Ford Fiesta ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mësohet se aksidenti është regjistruar këtë mesditë në rrugën Ksami...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndihmësin ligjor në Gjykatën Administrativ...
Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në v...
KURBIN– Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët këtë të premte në fshatin Katund i Ri në Kurbin. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa...
ANGLI– Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram dhe Youtube ai tallej me personazhe publike.Biba 20 vje&cced...
SARANDË– Ndërtimet pa leje janë vënë në shënjestër të Policisë së Shtetit për t’u spastruar nga vija bregdetare, por herë pas herë ndonjë mund ...