Politike

Rekomandimi pozitiv i KE/ Soreca i dorëzon progres-raportin Bashës: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

30 Maj 2019, 18:03 Nga DOSJA
Rekomandimi pozitiv i KE/ Soreca i dorëzon progres-raportin Bashës:

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca sot i ka prezantuar kreut të opozitës, Lulzim Basha progres-raportin e Komisionit europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se është shumë i kënaqur që ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilit i ka dorëzuar raportin që rekomandonte hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.

Shumë i kënaqur që takova Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe t’i paraqes atij raportin vjetor, në të cilin rekomandohet të hapë negociatat e pranimit të shqipërisë pa kushte. Integrimi në BE është prioritet kombëtar i përbashkët nga të gjitha anët politike”, shkruan Soreca në Twitter.

Very pleased to meet DP Chair @lulzimbasha_al ?? and to present to him @EU_Commission ??2019 Annual Report, which recommends to @EUCouncil to open accession negotiations with #Albania w/ no conditions. ??integration in the?? is a national priority shared by all political sides. pic.twitter.com/WphMGVZ19s

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) May 30, 2019

Po ashtu paraditen e sotme, Soreca i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetares së Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari dhe disa prej deputetëve, progres-raportin e Komisionit Europian.

Komisioni Europian i jep “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi dje progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave luigi soreca lulzim basha rekomandimi pozitiv i ke hapja e negociatave luigi soreca lulzim basha rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll