Politike

Basha ngre tonet nga Kurbini: Nga ky qytet do i vijë fundi pushtetit kriminal

30 Maj 2019, 15:44 Nga DOSJA
Basha ngre tonet nga Kurbini: Nga ky qytet do i vijë fundi pushtetit

KURBIN-Nga Kurbini do i vij fundi pushtetit të kriminalizuar”, kështu u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi që po zhvillon këtë pasdite me qytetarët e Kurbinit.

Basha falenderoi mbështetësit e PD-së, duke thënë se nuk gjente fjalë për të përshkruar pritjen e tyre madhështore.

Të gjithë në ditët më të errëta, sytë i kishin nga kurajoja e rinisë demokrate të Kurbinit. E dinë fare mirë kundërshtarët, e di fare mirë edhe Edi Rama, sado që me gjuhën e tij të helmatisur të përçarjes krahinore, mundohet ta kthejë në një shpoti që nuk ja ha e nuk ja blen më askush, por që tregon një gjë që fle në subkoshiencën e tij: Nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit të hajdutëve, regjimit më të korruptuar që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Sepse nuk mund të bashkëpunojë kurrë dinjiteti me babëzinë, me shkeljet flagrante të ligjit dhe të kushtetutës.”, tha Basha para qytetarëve të Kurbinit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kurbin lulzim basha zgjedhjet lokale kurbin lulzim basha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll