Politike

“Bllokon Evropën dhe mbron oligarkët”, Basha: Rama është përgjejgësi i vetëm për bllokimin e negociatave

30 Maj 2019, 16:29 Nga DOSJA
“Bllokon Evropën dhe mbron oligarkët”, Basha: Rama

KURBIN- Lulzim Basha ka bërë sërish fajtor Edi Ramën për mos çeljen e negociatave. Basha nga Kurbini ku zhvilloi një takim me qytetarët në Kurbin, tha se Rama duhet të ishte larguar dhe t’i hapë rrugën integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ja ku jemi sot, me një njeri që duhet të ishte larguar me qindra herë për të zezat e tij dhe nuk largohet. Vetëm për karrigen e tij, për pushtetin e tij, refuzon t’i hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike, refuzon ti hapë Shqipërisë rrugën e integrimit evropian. Kush ka sy në ballë e ka parë, kush ka veshë e mend e ka dëgjuar, ka një njeri që e mban peng hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës, që e shtyn tash 3 vjet hapjen e rrugës tonë Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Dhe ky është njeriu që sa herë ka pasur mundësi të vërë interesat e shqiptarëve mbi pasurinë dhe pushtetin e tij, sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët dhe jo oligarkët ka vendosur kundër shqiptarëve. Ndaj asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë ndryshim nuk do të ketë për krizën ekonomike dhe gjendjen e shqiptarëve pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e zgjidhur varkën e qeverisë nga huri I oligarkisë, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe kryeministrit të ardhshëm drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë. Kjo është beteja, zgjdhje të lira e të ndershme largimi një orë e më parë i Edi Ramës, garantimi i standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin”, tha kreu i opozitës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha në kurbin celja e negociatave te shqiperise lulzim basha progres raporti i ke-së basha në kurbin celja e negociatave te shqiperise lulzim basha progres raporti i ke-së

Sondazh

Poll