Politike

Basha zbulon një tjetër emër për dosjen 184: Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg, dëgjoje mirë Edi Rama

30 Maj 2019, 16:56 Nga DOSJA
Basha zbulon një tjetër emër për dosjen 184: Pjerin Ndreu

Basha gjatë takimit të tij në Kurbin ka sulmuar dhe kandidatin e PD për Lezhën, Pjerin Ndreun. Kreu i PD tha se Ndreu duhet të ishte në burg për blerjen e votave në Dibër dhe jo kandidat, që sipas tij ësthë fals për Lezhën.

PJESË NGA DEKLARATA

Ka njoftuar se të shtunën, në procesin fals e kriminal zgjedhor, do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, njeriun që sot duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër.

Dosjen e shibtlerjes së votive në Dibër e ka kyçur, por të vërtetën nuk e kyç dot as Edi Rama e as Pjerin Ndreu. Duhet të ishte në burg për shitblerjen e votive në Dibër, sepse është kapur si pjesë e organizatës kriminale me dosjen 184. Tani në vend që të ishte para drejtësisë, Edi Rama do ta sjellë kandidatin për burg dhe ta bëjë kandidat për kryetar bashkie.

A mund ta pranoni ju këtë?

Qytetarët: Joooo

A mund ta pranojë Lezha këtë?

Qytetarët: Joooo

Dëgjoje mirë Edi Rama!

Dëgjoje mirë Pjerin Ndreu!

Dëgjoje Kurbinin, se nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin.

A.B & A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha në kurbin dosja 184 edi rama lulzim basha pjerin ndreu basha në kurbin dosja 184 edi rama lulzim basha pjerin ndreu

Sondazh

Poll