Politike

Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit, kryesohet nga partia e Topit. Gjinushi ende kryetar i PSD

30 Maj 2019, 17:52 Nga DOSJA
Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit, kryesohet nga

TIRANË- Pas përfundimit të procesit të regjistrimit të partive politike, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dhe fletën e votimit. Dosja.al ka siguruar një fletën që do të përdoret ditën e votimit në të cilën shihet renditja e partive dhe e koalicioneve. Siç shihet, në këto zgjedhje do të marrin pjesë 36 parti dhe 3 kandidatë të pavarur. Forcat poltike janë ndarë në dy koalcioni, ai shpresa për Shqipërinë dhe Aleanca për Shqipërinë Evropian, ndërsa ka dhe parti që garojnë të vetme.

Fleta e votimit kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, ndërsa Partia Socialiste renditet në vendin e 30. Kujtojmë se një ditë më parë Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi dhe bluzën e fushatës kishte parashikuar se forca që ai drejton do të mbante numrin 30 në fletën e votimit. Ndërkohë që lista e votimit mbyllet me Bindjen Demokratike që drejtohet nga Astrit Patozi. Por në koalicionin e PS bën pjesë dhe Partia Social Demokrate, e cila drejtohet ende nga Skënder Gjinushi. Dhe pse ky i fundit u shpreh publiklisht se ka hequr dorë nga jeta e tij politike kur u fut në garën për kryetarin e Akademisë së Shkencave, sërish emri i tij është në listën e kryetarëve të partive që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Zgjedhjet lokale janë parashikuar në 30 qershor dhe një pejsë e madhe e opozitës nuk është regjistruar në to. PD dhe koalicioni i saj janë shprehur se nuk do të lejojnë zgjedhjet, pasi i konsiderojnë si farsë. Ndërkohë që maxhoranca është shprehur e bindur se këto zgjedhje do të zhvillohen sipas datës që janë dekretuar më herët nga Presidenti i Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fleta e votimit zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten fleta e votimit zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll