Politike

Rekomandimi pozitiv i KE, Soreca dorëzon në Kuvend progres-raportin: Punoni fort për të bindur BE

Soreca, dorëzoi raportin dhe apeloi që e gjithë politika shqiptare të angazhohet në këto javë para vendimit, për të bindur vendet e Bashkimit Europian.
Përditësuar:

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetares së Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari dhe disa prej deputetëve, progres-raportin e Komisionit Europian.

Soreca, dorëzoi raportin dhe apeloi që e gjithë politika shqiptare të angazhohet në këto javë para vendimit, për të bindur vendet e Bashkimit Europian.

“Rekomandimi pozitiv i KE duhet ekzaminuar. Palët të jenë në të njëjtin drejtim për integrimin. Duhen marrë masat. Në këto javë, punoni fort për të bindur vendet e BE.”-u shpreh Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vizita e Sorecës në Kuvend, vjen një ditë pasi KE shpalosi progres-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment