Aktualitet

‘Hajde dalim andej nga ferrat… ‘/ Policët akuzohen se ngacmojnë gratë në Berat, ato qajnë me ngashërim: Të hanë k*

23 Korrik 2021, 12:13 Nga DOSJA
‘Hajde dalim andej nga ferrat… ‘/ Policët akuzohen se

BERAT– Një incident ka ndodhur në fshatin Lumas të Beratit, ku banorët e zonës u përballën me punonjësit e policisë së zonës, e gjitha për shkak të një konflikti për burimet e ujit.

Gjatë ditës së sotme, gratë e fshatit kanë hedhur akuza të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, duke pretenduar se e kanë ngacmuar seksualisht. Zonjat e zonës, pretendojnë se një prej efektivëve i ka thënë njërës prej tyre: Hajde shkojmë nga ferrat! Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një prej zonjave po qan me të madhe, kërkojnë drejtësi për atë që u ka ndodhur.

“Na janë bërë policat s’i shohim dot me sy. Hajde moj mos qaj. Ti nuk je vetëm. Mo qaj. Ik moj! Ai ta ketë për turp. Vjen për ruajtur rendin, dhunon një grua. Ai ta ketë për turp, ne ty të kemi vajzën më të mirë. Mo qaj moj!,”-dëgjohet në video. Ndërkohë që nga policia e Beratit nuk ka asnjë reagim për përplasjen me banorët.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat protesta ne lumas berat protesta ne lumas

Sondazh

Poll