Aktualitet

Ishte në kërkim që prej majit/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari nga Pogradeci 

23 Korrik 2021, 10:44 Nga DOSJA
Ishte në kërkim që prej majit/ Transportonte emigrantë

POGRADEC-  Në vazhdën e operacionit të koduar “Perimetri”, Policia e Korçës ka vendosur në pranga 34-vjeçarin D. H. Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor i 27-vjeçarit M. Xh., i cili u arrestua disa ditë më parë në Pogradec, pasi u konstatua në makinën e tij “BMW”, me 9 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I PLOTË:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Vihet në pranga një tjetër shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë ndalimin e Daniel Hyko, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.05.2021, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili po transportonte me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, rezultoi se bashkëpunëtor i tij në këtë aktivitet kriminal ishte edhe 34-vjeçari D. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni perimetri korce operacioni perimetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 09:09

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga njësia e lëvizshme e vaksinimit në Ndroq bëri të ditur se kanë dyshime që varianti Delta është du...