Aktualitet

Tentoi të korruptonte me 20 euro zyrtarët në pikën kufitare të Kapshticës, arrestohet i riu nga Elbasani

23 Korrik 2021, 11:07 Nga DOSJA
Tentoi të korruptonte me 20 euro zyrtarët në pikën kufitare

KAPSHTICË– Një 28-vjeçar tentoi që të korruptonte zyrtarët në pikën kufitare të Kapshticës me 20 euro. I riu me iniciale J.X banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes sëproceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të PolicisëKorçë kanë shoqëruar shtetasin J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28-vjecari ne kapshtice korrupsion ndaj policit arrestohet 28-vjecari ne kapshtice korrupsion ndaj policit

Sondazh

Poll