Aktualitet

Bëhuni gati për të nxehtin përvëlues! Sinoptikania: Temperaturat në fundjavë do të shkojnë mbi 37 gradë Celsius

23 Korrik 2021, 10:42 Nga DOSJA
Bëhuni gati për të nxehtin përvëlues! Sinoptikania:

TIRANË– Moti në fundjavë do të jetë përvëlues! Kështu ka raportuar sinoptikania Adiola Bani për ‘Top Channel’ në lidhje me kushtet atmosferike për këtë fundjavë.

Bani tha se do të kemi kthjellime nga dita e sotme deri të dielën, ndërsa temperaturat në fundjavë do të jenë mbi 37 gradë celsius.

“Nga dita e sotme deri të dielën do të kemi kthjellime. Do rriten temperaturat në mëngjes dhe mesditë se do të kemi më shumë orë me diell. Nga mesdita e së shtunës dhe së dielës, termometri do të ngrihet në mbi 37 gradë Celsius”, tha Bani.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adiola bani moti ne fundjave adiola bani moti ne fundjave

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 09:09

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga njësia e lëvizshme e vaksinimit në Ndroq bëri të ditur se kanë dyshime që varianti Delta është du...