Aktualitet

TMERR në familjen në Shkodër/ 29-vjeçari e përndiqte dhe dhunonte, e reja kallëzon të riun në polici, babai i saj nuk sh

23 Korrik 2021, 11:56 Nga DOSJA
TMERR në familjen në Shkodër/ 29-vjeçari e përndiqte

SHKODËR– Një djalë 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka përndjekur një vajzë, të cilën ka tentuar edhe ta marrë me forcë, ndërsa ka ushtruar dhunë edhe mbi të atin e saj. Sipas policisë, i riu është lokalizuar dhe ndaluar nga policia, pas kallëzimit që kanë bërë babë e bijë në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.  Ditmir

Juka, 29 vjeç, akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.

NJOFTIMI:

Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ditmir Juka, 29 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.Për këtë shtetas ka bërë kallëzim shtetasja U. Rr., 23 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas, i cili ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur, edhe babanë e saj, shtetasin R. Rr., 60 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin D. J., në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.Në përfundimi të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ditmir juka perndjekje ne shkoder ditmir juka perndjekje ne shkoder

Sondazh

Poll