Aktualitet

Dogji barin e thatë, del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, digjen 70 rrënjë agrume!

23 Korrik 2021, 11:09 Nga DOSJA
Dogji barin e thatë, del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje,

LUSHNJE– Një incident ka ndodhur këtë të premte në Lushnje, ku janë përfshirë nga flakët disa agrume. Policia bën me dijse se personi M.B., pasi ndezi zjarrin për djegien e barërave të thatë situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë agrume në tokat e dy personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin M. B., pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë agrume në tokat e shtetasve L. K dhe A. H. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne lushnje zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll