Politike

Mbledhja e Forumit Ekonomik, Sonila Meço ANALIZON ç’nuk shkon me Shengenin e Ballkanit: S’kemi ide të produkteve që na s

22 Korrik 2021, 15:15 Nga DOSJA
Mbledhja e Forumit Ekonomik, Sonila Meço ANALIZON ç’nuk

TIRANË– Mëngjesi i sotëm ka nisur me zhvillime në aspektin politik, pas një takim virtual midis kryeministrit Edi Rama, homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ka qenë Zaev, ai që ka ndarë detaje lidhur me Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili do të mbahet më 29 Korrik në Shkup.

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka analizuar foton dhe mesazhin e përcjellë duke ngritur një shqetësim; mungesa e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, ajo shkruan se Kosova ka refuzuar dhe ende vijon që të bëhet pjesë e marrëveshjes, duke hedhur dyshime mbi qasjen e vendeve të tjera. 

Sipas saj, nëse për një marrëveshje, as shqiptarët nuk janë në një mendje, a mund t’i besohet një projekti që kënaq rivalët e tyre dhe popullsi të kombësive të tjera?

“E treta, Kryeministrja e Serbisë nuk u prit në Amerikë nga asnjë zyrtar i lartë në vizitë zyrtare kur vetëm pak muaj më parë liderët serbë ishin protagonistë në Shtëpinë e Bardhë në marrëveshjen e normalizimit ekonomik. Një zot e di ç’mendojnë sot aty për atë marrëveshje dhe këto në vijim. E katërta, ende nuk kemi një ide të qartë të produktit të marrëveshjeve ekzistuese rajonale, se qëllim lëvizje të lirë njerëzish, mallrash e shërbimesh kishin. Patën sukses? Pse nuk rinovohen? Dështuan? Pse, çfarë nuk funksionoi? Shqiptarët e rajonit, të shpërndarë në gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor vështirë se u janë gëzuar projekteve ndërlidhëse, si Shqipëri morëm shumë herë më pak se Serbia nga fondet e Procesit të Berlinit. Dhe me logjikë të thjeshtë marrëveshjesh përcaktohet qartë kush do të jetë përfituesi më i madh. Ju kujtoj vetëm rrjetin infrastrukturor të Serbisë në projektin Beograd 2015-2025. Gjithnjë e më larg BE-së, por edhe SHBA-së, por çoç duhet të dinë këta lidera, se nuk ia fusin kot, jo!,”-shkruan ndër të tjera ajo.

Reagimi i saj vjen pas takimit virtual që u mbajt mëngjesin e sotëm mes kryeministrit Edi Rama, homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lidhur me takimin dhe detajet, reagoi vetëm Zaev, i cili zbuloi se tre liderët kanë vendosur që të takohen më 29 korrik në Shkup për të nënshkruar marrëveshje shtesë lidhur me lehtësirat e lëvizjes mes shteteve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal sonila meço zoran zaev aleksander vucic edi rama forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal sonila meço zoran zaev

Sondazh

Poll