Aktualitet

‘Më shumë për kuriozitet…’/ Hetuesja do një vend në SPAK, Gent Ibrahimi i bën pyetjen e sikletshme: E keqja vjen nga

23 Korrik 2021, 07:56 Nga DOSJA
‘Më shumë për kuriozitet…’/ Hetuesja do

TIRANË– Prokurorja Dorina Bejko ka kandiduar sërish për një vend në Prokurorinë e Posaçme, duke u intervistuar sot nga Këshilli i Lartë. Gjatë intervistimit të saj për rreth 30 minuta, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i ka drejtuar një pyetje të sikletshme lidhur me sekretin hetimor. 

PJESË NGA INTERVISTIMI: 

Gent Ibrahimi: Çfarë do bëni që sekreti hetimor të mbetet i tillë dhe mos të lexohet nëpër media?

Dorina Bejko: Është çështje shumë delikate. Rëndom ndodh që mediat të komunikojnë më prokurorë apo OPGJ. Duhet thënë aq informacion sa duhet për t’u njohur media me një çështje. Avokati ka të drejtë ligjore për t’u njohur me aktin, por do të marrin përsipër për të mos nxjerrë sekretin hetimor.

Gent Ibrahimi: Nuk mendoj që është në interesin avokatëve për të lincuar klientët, mendoj se e keqja vjen nga ju. Në raport me këto subjekte, çfarë lloj masash do të merrni?

Dorina Bejko: Do të nis një çështje penale, sepse sekreti hetimor është i rëndësishëm.

Gent Ibrahimi: Unë përshembull jam kurioz ta zbuloj çfarë po ndodh tani në SPAK me çështjen e fundit. Çfarë masash ka marrë kreu? Është më shumë kuriozitet sesa pyetje e mirfilltë.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë/ Vakancat në SPAK, publikohet RENDI I DITËS

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dorina bejko klp 23 korrik 2021 dorina bejko klp 23 korrik 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 07:45

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i kërkuar për plagosje të trefishtë në Itali është prangosur në Angli, pasi po ndiqej prej kohësh për t’u arrestuar. Ansa.it ka b...