Aktualitet

SPAK ka vende bosh…! Nis intervistimi i kandidatëve në KLP, prokurori Xholi futet i pari në sallë, kolegët e “m

23 Korrik 2021, 07:22 Nga DOSJA
SPAK ka vende bosh…! Nis intervistimi i kandidatëve në KLP,

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurat për të emëruar hetuesin e radhës në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në maj KLP shpalli dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme dhe dy kandidatët që shprehën interes janë Adnan Xholi dhe Dorina Bejko, cilët do të intervistohen të dy. Intervistat do të zgjasin rreth 30 minuta për secilin kandidat dhe do të regjistrohen me audio dhe video, por mesa duket i pari ka nisur që të “merret në pyetje” prokurori Xholi.

Prokurori Xholi u konfirmua në detyrë, më 16 tetor të vitit 2018, pasi trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deklaroi se ky i fundit e kaloi me sukses testin e Vettingut.  Prokurori Xholi ka një karrierë mbi 20-vjeçare në radhët e organit të akuzës, duke hetuar dosje të “nxehta” si Banda e Lushnjës dhe ajo e Durrësit, ndërsa mund të jetë përforcimi i radhës për SPAK-un.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adnan xholi adnan xholi ne spak adnan xholi adnan xholi ne spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 20:03

ITALI– Arjan Drekaj, një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkatdhetarit të tij Besnik Metaj, ka vendosur që të kërkojë...