Aktualitet

KANABIS në Dobrenjë! Procedohet kryetari i fshatit, arrestohen nënë e bir, shpallet në kërkim bashkëshorti

23 Korrik 2021, 06:58 Nga DOSJA
KANABIS në Dobrenjë! Procedohet kryetari i fshatit, arrestohen

BERAT-Policia e Skraparit ka evidentuar dhe ka asgjësuar një parcelë të sapo mbjellë me kanabis. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Mira Mezini, 52-vjeçe dhe Qamil Mezini, 17-vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.).

Në lidhje me ngjarjen u procedua penalisht dhe kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka raportuar ekzistencën e parcelës me kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Skrapar/Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.Gjithashtu, bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Dobrenjë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre.Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat dhe Kuçovë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim.Shërbimet e Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor G. D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne skrapar mira mezini qamil mezini kanabis ne skrapar mira mezini qamil mezini

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 20:03

ITALI– Arjan Drekaj, një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkatdhetarit të tij Besnik Metaj, ka vendosur që të kërkojë...