Aktualitet

23 Korrik 2021, 07:45 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i kërkuar për plagosje të trefishtë në Itali është prangosur në Angli, pasi po ndiqej prej kohësh për t’u arrestuar. Ansa.it ka bërë me dije se hetuesit ranë në kontakt me të, falë “ndjekjes” që i bënë disa të afërmve të personit të kërkuar.

Shqiptari, ende i paidentifikuar, më 10 dhjetor 2006, u përfshi në një sherr mes dy grupeve shqiptare në parkingun e një salle lojrash në zonën e Pordenones. Pasi shqiptari u kthye në shtëpi, mori një thikë të madhe dhe plagosi tre të rinj të tjerë, po nga Shqipëria. Të tre u plagosën rëndë, megjithatë nuk patën pasoja të rënda për jetën, ndërsa shqiptari u dënua në mungesë me 17 vite heqje lirie.

Pas sulmit me thikë, i riu u largua nga Italia për në Shqipëri. Më pas, ai u zhvendos për në Greqi, duke u vendosur përfundimisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur dokumente të rreme, ndërkohë që ndërpreu kontaktet me anëtarët e familjes në Itali, por jo për shumë kohë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli arrestohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll