Aktualitet

‘Na e ndërprenë’/ Nuk kanë ujë të pijshëm, banorët në Babrru: Tmerri më i madh, gratë e vuajnë më shumë

23 Korrik 2021, 07:31 Nga DOSJA
‘Na e ndërprenë’/ Nuk kanë ujë të

TIRANË– Banorët e zonës së Babrrusë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Përpos vapës, ata duhet të përballen dhe me mungesën e ujit që sipas tyre ua kanë ndërprerë. Ata shprehen për ‘Ora news’ se uji iu vjen vetëm 1 orë në ditë dhe në shumicën e rasteve duhet ta blejnë.

Ata janë shprehur se me ujin që vjen 1 orë në ditë, nuk arrijnë të mbushin as depozitat.

“Nuk mbushet. Gratë e vuajnë më shumë se do lajnë, do gatuajnë. Edhe uji që vjen, vjen i ndotur.” “Blejmë ujë për të pirë, blejmë ujë për të larë enët.” “E vështirë shumë pa ujë. Të mos kesh ujë me u la në gjithë këtë vapë është tmerri më i madh.”

Banorët apelojnë që autoritetet e Bashkisë të ndërhyjnë sa më parë.

“Nuk kemi asnjë përkrahje. Na lidhën ujë me Bovillën e Vjetër dhe erdhi Tirana dhe na e ndërpreu, tha është e paligjshme.”

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet babrru pa uje banoret ne babrru babrru pa uje banoret ne babrru

Sondazh

Poll