Aktualitet

E shkuara nuk fshihet! Bënë kërdinë në shtëpinë që vodhën, kapet i shumëkërkuari shqiptar. Mediat greke: Është shum

23 Korrik 2021, 07:10 Nga DOSJA
E shkuara nuk fshihet! Bënë kërdinë në

GREQI– Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë greke. Mediat fqinje kanë raportuar për operacionin e Policisë, duke referuar shqiptarit të paidentifikuar, si një person shumë i rrezikshëm.

31-vjeçari u prangos dje në Agri, pasi akuzohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale me disa persona të tjerë. Grupi me 7 anëtarë akuzohen për vrasje, grabitje të armatosur dhe vepra të tjera penale në zonën e Korintit, Fokidas dhe Larisës, përgjatë viteve 2011 dhe 2012.

Grupi u ‘identifikua’ nga Policia pas vrasjes së një 53-vjeçari grek, 5 dhjetor 2011.

Shqiptarët i hynë në banesën dykatëshe, ku në katin e parë jetonte i vëllai 48-vjeçar, ndërsa në të dytin vetë ai. Banda hyri në të dy katet e banesave, morën paratë që gjetën dhe qëlluan me armë ndaj dy vëllezërve, për t’u larguar më pas me makinën e tyre.

Deri më tani, Policia greke kishte kapur tre nga anëtarët e bandës, ndërsa dje u kap edhe i dyshuari i radhës, ndërkohë që për të tjerët është lëshuar urdhër-arresti dhe janë shpallur në kërkim. 

Marrë nga agriniopress.gr

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapet shqiptari ne greqi kapet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 20:03

ITALI– Arjan Drekaj, një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkatdhetarit të tij Besnik Metaj, ka vendosur që të kërkojë...